Policia ka reaguar zyrtarisht për aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm te “21 dhjetori” ku humbën jetën dy persona ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë në spital.
Policia sqaron se shtetasi Emirjan Doko ka hyrë në kryqëzim me semafor të kuq duke shkaktuar kështu përplasjen e rëndë që solli edhe vdekjen e menjëhershme të dy shtetasve që udhëtonin me makinën tjetër. Viktimat e aksidentit janë Luan Cenollari dhe Ali Bejo të cilët po qarkullonin me mjetin tip “Hunday”.
Emirjan Doko po drejtonte makinën e tij tip “Citroen” kur i doli përpara mjetit tip “Honda” me drejtues Luan Cenollari, babai i dy fëmijëve dhe pasagjer Ali Bejo, teksa polici natën punonte si taksist për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. 30-vjeçari Doko po lëvizte nga “Pallati me Shigjeta” në drejtim të qendrës ndërsa “Honda” nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.
Uniformat blu njoftojnë se Emirjan Doko ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Gjatë kontrollit të mjetit të Emirjan Doko, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, ndërsa gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu një armë e ftohtë (thikë).