Flash

Basha akuzon Berishën për "puç" në PD: Kemi info se ka bashkëpunuar me Ramën

Lapsi.al 11 November 2021
Basha akuzon Berishën për "puç" në PD: Kemi info

Lulzim Basha në një dalje të shkurtër nga selia përpara gazetarëve, deklaroi se ka informacione se Sali Berisha ka bashkwpunuar me Edi Ramën për të kryer një puç në PD.

Ai i bëri thirrje Sali Berishës që të mos harxhojë më tej kohën e demokratëve, pasi dita e djeshme tregoi se ai nuk i kishte firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Basha përsëriti deklaratat e tij se beteja e Berishës nuk ka për qëllim rikthimin e PD në pushtet, por vetëm interesa të tij personale.

“Berisha ka bërë një tallje të madhe me demokratët përgjatë këtyre muajve. Kemi informacione që Berisha ka bashkëpunuar me regjimin për të kryer një puç në PD.

Ka vetëm një thirrje dhe një ftesë për Sali Berishën, boll harxhove kohën dhe energjinë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën, i cili është kundërshtari më i madh i shqiptarëve. Nuk i kishte firmat dhe kjo u tregua dje.

Lidershipi i PD-së do të bëjë gjithçka për të kthyer shpresën e shqiptarëe, duke përfshirë dhe aksione politike.

Berisha e ka një betejë personale dhe jo për PD-në." - u shpreh Lulzim Basha shkurtimisht nga selia.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Me sytë katër

PAPARAZZI