Flash

Raportimi i numrit dy të KLP: Prokuroria është në hall, ky është viti më i keq!

Lapsi.al 11 November 2021
Raportimi i numrit dy të KLP: Prokuroria është në hall, ky

Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, deklaroi sot në Komisionin e Ligjeve se Prokuroria është në krizë për burime njerëzore për shkak të vettingut.

Teksa ju referua statistikave, Balla tha se ky ka qenë viti më i keq për prokurorinë sa i takon largimeve ndërkohë që nuk pritet asnjë student i Magjistraturës.

"Numri i prokurorëve që po shteron ditë për ditë është problem dhe për KLP. Ky është viti më i keq për organin e Prokurorisë, 71 prokurorë të shkarkuar, 71 të konfirmuar në detyrë, 15 që kanë hequr dorë dhe daljet në pension dhe proceset njerëzore që kanë bërë që në total numri i prokurorëve në detyrë të 220 kur organika është 341. Prokuroria është në hall. Mbase miratimi i hartës së re gjyqësore do të bëjë njëfarë rregullimi por kjo është për t'u parë. Sot për fat të keq nga shkolla e Magjistraturës këtë vit nuk presim asnjë student" tha Balla.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI