Flash

Del VIDEO/ Me xhup deri në fund të këmbëve, vajza nga Lezha që del natën e armatosur

Lapsi.al 10 November 2021
Del VIDEO/ Me xhup deri në fund të këmbëve, vajza nga Lezha

Një ngjarje aspak e zakontë raportohet nga Lezha!

Prej disa ditësh tashmë, banorët ankohen se një vajzë, identiteti i së cilës nuk dihet, del në orët e vona të natës, me një armë në dorë!

E reja shëtit me armën e ftohtë duke e lëvizur sa lart e poshtë, në një prej lagjeve të Lezhës.

Banorët, të cilët ndihen të frikësuar kanë bërë edhe një denoncim në polici, ndërsa Top Channel ka publikuar edhe pamjet e marra nga disa kamera sigurie pranë kësaj rruge.

Vajza, e veshur me një xhup të gjatë deri në fund të këmbëve dhe me kapuçin e vënë në kokë, pasi ecën disa hapa nxjerr armën nga xhepi dhe fillon të lëvizë dorën për lart, ndalon një moment dhe më pas ul armën e nis të eci sërish.

Fatmirësisht në rrugë nuk ndodheshin njerëz të tjerë, ndërsa pamjet janë tejet shqetësuese.

Policia ka kryer kontrolle gjatë mbrëmjes së djeshme, për ta ‘kapur në pritë’, por qëlluan pa fat.

Të këshilluara

Berisha: Do të kthehem si kryeministër

Ka nisur mbrëmjen e së mërkurës konferenca për mediat e mbajtur nga lideri historik i demokratëve Sali Berisha. Ai ka thënë se do të kthehet jo vetëm si kryetar...

19:28

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI