Flash

Gazmend Bardhi: Berisha luajti blofin. Nuk mblodhi dot firmat për Kuvendin

Lapsi.al 10 November 2021
Gazmend Bardhi: Berisha luajti blofin. Nuk mblodhi dot firmat për Kuvendin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se ish-kryeministri Berisha nuk arriti dot të mbledhë firmat e duhura për të thirrur Kuvendin Kombëtar. Ai tha se dorëzimi i firmave tek kryetari i Këshillit Kombëtar nuk është në përputhje me statutin pasi duhet t’i ishin dorëzuar Sekretarit të Përgjithshëm.

“Pas 30 vitesh ne PD, Sali Berisha i di fare mire rregullat se funksion PD dhe si mblidhen strukturat. Ajo që tha sot nuk ka lidhje me rregullat dhe statutin e PD. U provua që Berisha ka luajtur një bllof me demokratët. Ai nuk ka arritur dot të mbledhë dot firmat. Nëse do t’i kishte mbledhur ai e di fare mirë se ku dorëzohen firmat për mbledhjen e kuvendit.

Ajo është një tallje e madhe me demokratët dhe sakrificën e tyre. PD është një institucion dhe funksion mbi bazën e statutit dhe se ka rregulla dhe është fyerje që mbahen sekret anëtarët e kuvendit kombëtar nga organet e partisë. Është tallje të thuash që ato të dhëna janë sekret.

Apeli im është i qartë. Kushdo që do që të mbledhë strukturat duhet të ndjekë procedurat. Nëse do t’i kishte firmat dhe nëse nuk do kishte luajtur me bllofin. E vërteta është që kjo ka qenë një bllof dhe nuk është arritur dot që të mblidhen firmat e duhura për mbledhjen e kuvendit. Nuk ka kuvend. Ku mund t’i verifikoj? Sekretari i Përgjithshëm ka për detyrë të organizojë forumet” – tha Bardhi.

Të këshilluara

Berisha: Do të kthehem si kryeministër

Ka nisur mbrëmjen e së mërkurës konferenca për mediat e mbajtur nga lideri historik i demokratëve Sali Berisha. Ai ka thënë se do të kthehet jo vetëm si kryetar...

19:28

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI