Flash

Gjuriç: Deri në fund të vitit Serbia do ta ketë mbështetjen e Kongresit Amerikan

Lapsi.al 10 November 2021
Gjuriç: Deri në fund të vitit Serbia do ta ketë

Ambasadori i Serbisë në Washington Marko Gjuriç ka deklaruar se “deri në fund të vitit pret miratimin e një rezolute në Kongresin Amerikan, e cila i jep mbështetje Serbisë”.

“Deri në fund të vitit, pres një letër mbështetjeje të Kongresit për Serbinë dhe marrëdhëniet serbo-amerikane, e cila do të nënshkruhet nga një numër i madh anëtarësh të Kongresit, duke përfshirë disa nga më me ndikim”, ka deklaruar Gjuriq për gazetën serbe “Politika”.

Ai pretendon se është e nevojshme të punohet vazhdimisht dhe me këmbëngulje në marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA dhe se “shumë gjëra do të ishin ndryshe nëse do të kishim një masë kritike njerëzish në klasën politike që në thelb e kuptojnë se si funksionojnë SHBA dhe zotërojnë shumë aftësi të nevojshme për punë me institucionet dhe publikun atje”.

“Presidenti Vuçiç e kuptoi rëndësinë e kësaj marrëdhënieje dhe bëri shumë përpjekje personale. Sot Serbia ka rezultate të mira, një vizion të madh për të ardhmen dhe është një kënaqësi e vërtetë t’ua prezantojmë atë bashkëbiseduesve tanë në Shtetet e Bashkuara. Edhe atyre të cilët janë skeptikë tradicionalë”, nuk harron Gjuriq obligimin për ta lavdëruar shefin e tij.

Ai tregon se që nga marrja e detyrës, më 18 janar të këtij viti, “ka takuar dhe ka krijuar komunikim të rregullt me ​​dhjetëra anëtarë të Kongresit me të dyja partitë”.

“Me këtë aktivitet, unë punoj intensivisht me stafin politik dhe të karrierës çdo ditë për të siguruar që politikë bërësit të marrin informacionet tona për ngjarjet në Serbi dhe rajon, si dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin ekonomik, politik dhe forma të tjera”, pretendon Gjuriç.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI