Flash

Flet sërish Berisha: Askush nuk mund të dalë mbi anëtarësinë e PD

Lapsi.al 10 November 2021
Flet sërish Berisha: Askush nuk mund të dalë mbi

Ish-kryeministri Berisha ka sqaruar edhe një herë mënyrën që sipas tij u ndoq për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD.

“Ka një ligj universal. Asambleja sipas ligjit kur nuk e mbledh kryesia e mbledh anëtarësia. Ka një statut i cili përcakton kush e mbledh Kuvendin. Kur e mbledh anëtarësia, përfaqësia është thjesht anëtarësi.

Ka vetëm 1 problem. Verifikimi apo transparenca. Cilido, gazetarët, panelistët që janë aty ka të drejtë të verifikojë të gjithë formularët. Të shkojë zoti Bardhi dhe të verifikojë çfarë të dojë.

Transparencë po. Vendimmarrje jo. Vendimmarrja është e atyre burrave dhe grave që kanë firmosur për një akt madhor që është thirrja e Kuvendit. Kuvendi do mblidhet me transparencë të plotë.

Këtyre zotërinjve që kanë firmosur grupi i tyre do t’i pajisë të gjithë me mandate. Të gjithë anëtarët e kuvendit do kenë mandate. Kur flet anëtarësia, përfaqësia është vetëm anëtarësi. Ky është ligji universal.

Pluralizmi përcaktohet me votë. Pakica ka një të drejtë të pamohueshme: të marrë pjesë në kuvend, të propozojë dhe të vijë verifikojë çdo mandat në krahasim me kuvendin e kaluar. Ta harrojë kush se kur flet anëtarësia të ndërhyjë përfaqësia” – tha Berisha në Opinion. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Berisha: Do të kthehem si kryeministër

Ka nisur mbrëmjen e së mërkurës konferenca për mediat e mbajtur nga lideri historik i demokratëve Sali Berisha. Ai ka thënë se do të kthehet jo vetëm si kryetar...

19:28

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI