Flash

Sasi rekord droge/ Shqiptari i panjohur lëvizte 'lumenj' kokaine në Itali

Lapsi.al 11 November 2021
Sasi rekord droge/ Shqiptari i panjohur lëvizte 'lumenj' kokaine

Lumë kokaine në autostradë. Kështu i referohen mediat italiane rastit të kapjes së 476 kilogramëve kokainë në Arezzo. Nëse dilte në treg droga do të kishte një vlerë prej 45 milionë Eurosh.

Në pranga ra një shqiptar 38-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Kapja e sasisë rekord të drogës u bë të martën, ku shqiptari, i cili nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë u kap dhe u arrestua.

Kanë qenë disa veprime të të riut që kanë bërë që autoritetet ta ndalojnë. Pavarësisht sasisë së rëndësishme që mbante në karroceri, ai po udhëtonte me zig-zage dhe nuk qëndroi në të djathtë. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai kishte në kroskot një dritë të verdhë.

Në këtë moment, 38-vjeçari u ndalua dhe iu ushtrua një kontroll. Këtu ai nuk ka mundur që të mbajë nervozizmin. Kjo ka shtuar dyshimet e autoriteteve që duke iu referuar edhe mënyrës së lëvizjes së kamionit, dritës në kroskot kërkuan që të ushtronin një kontroll më të thelluar brenda në mjet.

Pasi u hoqën disa materiale pune në pjesën e ngarkesës, të cilat ishin vendosur si mbulesë, u gjet edhe sasia e madhe e kokainës. Bëhet fjalë për 400 pako, me një peshë prej 476 kilogramësh. Nuk përjashtohet mundësia që droga të shpërndahej për një treg më të gjerë dhe jo të qëndronte në zonën ku u kap, shkruan tvklan.

Shqiptari jetonte në Firenze. “Një fytyrë e panjohur dhe për këtë arsye është vënë në drejtimin e mjetit ku gjendej një “perandori””, shkruajnë mediat. Pasi Guardia di Finanza hetoi aktivitetin ekonomik të tij, zbuloi se ai ishte pronar i dy kompanive ndërtimi.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI