Prokuroria e Posaçme arreston një ish-zyrtar të burgut të Peqinit. Bëhet fjalë për shtetasin Gani Shehu, i cili ka qenë ish-shef i Sektorit Ligjor të burgut në Peqin.
Shehu ka gënjyer SPAK dhe ka dërguar në këtë institucion një dokument me të dhëna të rreme. Pas arrestimit të Viktor Ymerit si i dyshuar për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klod Saliut, Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar informacion burgut të Peqinit për periudhën që ky i dënuar ka vuajtur në këtë burg, kjo për të konfirmuar dëshminë e të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi, i cili pretendonte se informacionin për dy vrasjet i kishte mësuar për shkak se në të njëjtin sektor me të ishte dhe Viktor Ymeri, i ashtuquajtur “Tori i Xhihanes”.
Por Gani Shehu ka dërguar të dhëna të rreme se në periudhën që pretendon Reçi, Ymeri nuk ka qenë në atë burg.
Ndërkohë ka rezultuar nga hetimi i SPAK se të dhënat e dërguara prej tij janë të rreme. Stafi i Burgut të Peqinit është duke u hetuar dhe se si e fitoi lirimin me kusht Imeri.