Flash

Vettingu, rihapet hetimi për prokurorin e Gjirokastrës

Lapsi.al 11 November 2021
Vettingu, rihapet hetimi për prokurorin e Gjirokastrës

Pas shqyrtimit të vendimit të KPK, Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin për prokurorin e Gjirokastrës, Juljan Çafka.

Komisioneri Publik thotë se shqyrtuan çështje të pahetuara, për të cilat kërkohet rihapet një hetim gjyqësor.

Njoftimi-Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 442, datë 14.9.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Juljan Çafka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Gjirokastër.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 442, datë 14.9.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, aktet shoqëruese të tij, si dhe një denoncim të depozituar pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë, pas njoftimit të vendimit të Komisionit, konstaton se në këtë denoncim referohen çështje të pahetuara më parë, për të cilat kërkohet një hetim i mëtejshëm.

Në këto kushte, Komisioneri Publik vlerëson të nevojshme, që brenda juridiksionit rivlerësues/kontrollues të Kolegjit, ky i fundit, në shqyrtim të këtij ankimi, të riçelë hetimin gjyqësor dhe, në përfundim të tij, të vendosë, në mënyrë alternative, lënien në fuqi ose ndryshimin e vendimit nr. 442, datë 14.9.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Juljan Çafka.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI