Flash

Breshëri plumbash ndaj ish-burrit, momenti i arrestimit të shqiptares në Athinë

Lapsi.al 11 November 2021
Breshëri plumbash ndaj ish-burrit, momenti i arrestimit të shqiptares

Momentet e arrestimit të shqiptares Klodiana Çelo, e cila qëlloi me armë zjarri bashkëshortin e saj në rrugën “Filikis Eterias” në Chalandri të Greqisë janë publikuar.

Ajo e ka qëlluar me armë zjarri disa herë në bark bashkëshortin, me të cilin ndodhej në një proces gjyqësor për sa i përket kujdestarisë së fëmijës dhe detyrimeve që rrjedhin prej saj.

I plagosuri, i cili ndodhet në spital dhe po lufton për jetën, është identifikuar si Jorgos Neos, mjek okulist i njohur në Athinë.

Shqiptarja është arrestuar nga policia dhe sipas informacioneve shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jenë bërë konfliktet familjare.

Siç është bërë e ditur deri më tani, gjithçka ka ndodhur para syve të vajzës së tyre 13-vjeçare. Menjëherë kanë ndërhyrë kalimtarët që thirrën policinë dhe ambulancën.

Top Channel

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI