Flash

Shqipëria pjesë e operacionit të Europol, në pranga 150 persona

Lapsi.al 11 November 2021
Shqipëria pjesë e operacionit të Europol, në pranga 150

150 persona ranë në prangat e policisë gjatë një operacioni tre ditor të realizuar nga Europol. Mes 17 vendeve të përfshira është edhe Shqipëria. Operacioni i koduar “Trivium” është zhvilluar kundër krimit të organizuar të pronave në Evropë. Sipas Europol, janë kryer kontrolle në rrugë për persona dhe automjete, si dhe kontrolle ambientesh. Europol e mbështeti operacionin duke shkëmbyer informacion mbi subjektet, automjetet dhe mënyrën e veprimit që qëndronin pas grupeve kriminale në kohë reale. Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca vlerësoi suksesin, ndërsa thekson se bashkëpunimi ndërkombëtar është kyç në luftën kundër krimit të organizuar.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI