Flash

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Veting edhe për noterët/ Manja: Do verifikohen kontaktet me personat e papërshtatshëm

Lapsi.al 3 November 2021
Veting edhe për noterët/ Manja: Do verifikohen kontaktet me personat e

Ashtu si gjyqtarët dhe prokurorët, edhe noterët në Shqipëri do ti nënshtrohen një procesi vetingu që do të kryhet nga ministria e Drejtësisë.

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot pr.ligjin i cili do të dërgohet në Kuvend për diskutim dhe parashikon kritere të reja për pranimet në sistemin e noterisë si dhe nxjerrjen jashtë këtij sistemi të noterëve që gjenden në kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar apo me të dënuar për vepra të rënda.

 

"Ndryshimet që propozohen sot jo vetëm që përcaktojnë kritere të reja për ata që do të pranohen në sistemin e noterisë, por as më shumë as më pak është një proces vetingu për noterët që sot janë në këtë shërbim dhe kjo ka të bëjë me verifikimin e kontakteve të tyre me persona të dënuar.

Është veting për sistemin noterial në Shqipëri. Ligji për noterinë që është i vitit 2018 ka përcaktuar dhe mekanizmat e filtrimit. Është Ministria e Drejtësisë që përmes inspektimeve të planifikuara dhe hetimeve proaktive do ta bëjë filtrimin e këtij sistemi. Është një sistem i deleguar, por që përgjegjëse për këtë hetim është Ministria e Drejtësisë" tha Ulsi Manja.

Të këshilluara

Vritet një shqiptar 25-vjeçar në Gjermani

Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Gjermani. Ai është gjetur nga disa kalimtarë i mbuluar në gjak në Këln, mëngjesin e të hënës. Një prokuror i l...

21:54

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI