Flash

Alizoti sqaron debatin me Bashën: Nuk jam në PD për asnjërin, por partia është në krizë të thellë

Lapsi.al 28 October 2021
Alizoti sqaron debatin me Bashën: Nuk jam në PD për

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti ka shpjeguar qëndrimin e tij lidhur me situatën në Partinë Demokratike dhe diskutimin që pati me kryetarin Basha në mbledhjen e grupit parlamentar. Ai tha në “Opinion” se ky debat është nxjerrë nga konteksti. Ai theksoi se ndodhet në këtë forcë politike, jo për hir të Bashës apo Berishës, por për hir të historisë së tij familjare.

“Esenca e themelimit të PD-së ka qenë mendimi ndryshe. Unë nuk jam në PD, as për Berishën, as për Bashën. Unë jam në PD, për arsyet e mia historike, për njerëzit e mi pa varr. Ne familjen time ka vetëm dy varre që është vetëm ime më dhe im atë. Gjyshërit e mi nuk dihen ku janë. Unë kam lindur ne internim dhe kam parë tim atë në Spaç, kam par tmerret e komunizimit”, - tha Alizoti.

Alizoti pohoi se PD është aktualisht në krizë, por sipas tij kjo vjen nga mungesa e ideologjisë në parti.

“Kriza reale në PD është se nuk ka ideologji, nuk ka luftë ideologjish. Kriza më e madhe është kriza ideologjike e të djathtës shqiptare dhe pikërisht sepse ka përfunduar në një realitet nëpërmjet dy individësh. Për mua si Alizot është e rëndësishme opozita, është e rëndësishme Partia Demokratike, që cilido që të fitojë këtë betejë, do të jetë më e vogël dhe nga kjo mbretëron Edi Rama në Shqipëri”, - u shpreh deputeti i PD.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI