Flash

Zbulohen 51 raste të vjedhjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin, 11 të arrestuar

Lapsi.al 23 October 2021
Zbulohen 51 raste të vjedhjes së energjisë elektrike në

Gjatë kontrolleve me OSHEE-në, policia ka evidentuar 51 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, në të gjithë vendin.

Ata janë kapur duke kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose me ndërhyrje në matësit elektrikë në banesa apo ambiente të tjera, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.

Nga të gjithë rastet, janë arrestuar 11 persona, proceduar penalisht 26 shtetas dhe shpallur në kërkim 14 të tjerë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet në varësi të DVP Tiranë janë arrestuar në flagrancë shtetasit Sh. S. dhe A. O., H. B., A. B. dhe H. Zh., janë proceduar penalisht shtetasit L. Z. dhe P. D., si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit M. G., B. Ç., N. Ç., M. G., S. M., M. H. dhe B. D.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Berat u arrestuan në flagrancë shtetasit R. S., Y. A., B. Z. dhe R. B., si dhe u shpall në kërkim shtetasi G. B.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., u proceduan penalisht shtetasit A. B., A. N., B. N. dhe H. N., si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit N. K. dhe Sh. G., ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë u proceduan penalisht shtetasit L. Gj., Rr. A., B. M. dhe R. M., si dhe u shpall në kërkim shtetasi Y. B.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi M. I. dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. M. dhe A. K.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Shkodër janë proceduar penalisht shtetasit: F. F., P. L., Rr. L., A. K., P. K., Ç. M. dhe M. D., ndërsa nga specialistët e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u procedua penalisht shtetasi P. Gj.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u proceduan penalisht shtetasit L. B., H. B., Sh. I. dhe A. B., ndërsa nga specialistët e Komisariatit të Policisë Bulqizë u shpall në kërkim shtetasi B. Gj.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lushnjë u arrestua në flagrancë shtetasi N. G. dhe u shpall në kërkim shtetasi A. T.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u procedua penalisht shtetasi L. M.

Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI