Flash

Aksident në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur

Lapsi.al 23 October 2021
Aksident në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Gjirokastër-Tepelenë. Policia informon se tre persona kanë mbetur të plagosur pasi makina me te cilën ata udhëtonin doli nga rruga dhe u rrëzua disa metra poshte.

Informacioni paraprak i policisë

Rreth orës 17:10, njoftohemi se në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur "Shkalla e Zezë", automjeti tip Peugeot, me drejtues shtetasin R. K., ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi R. K., rreth 35 vjeç, banues në Skrapar, pasagjerët, shtetasit J. T., 56 vjeç, banues në Greqi dhe S. C., rreth 50 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI