"Parlamenti duhet të miratojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vetingut." - ky ishte thelbi i deklaratës së ambasadores Yuri Kim pasi takoi sot ambasadorin e OSBE në Tiranë, Del Monaco.
Përmes një postimi në tëitter, ambasadorja Kim shkruan se mbështet zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.
Ambasadorja amerikane kërkon nga palët që të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ ODIHR.
“U takova me Ambasadorin e OSBE në Shqipëri Del Monaco sot për të diskutuar një sërë çështjesh. Ramë dakord që, në përputhje me rekomandimin e ONM-së, Parlamenti duhet të miratojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vetingut.
Gjithashtu jemi dakord që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet”- shkruan ambasadorja Kim në rrjetet sociale.