Flash

Promovuan prokuroren/ Nis procedimi disiplinor ndaj tre anëtarëve të KLP për konflikt interesi

Lapsi.al 21 October 2021
Promovuan prokuroren/ Nis procedimi disiplinor ndaj tre anëtarëve

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur procedim disiplinor ndaj nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla dhe dy anëtarëve të tjerë, Nurihan Seiti dhe Tartar Bazajn, në bazë të një informacioni të dorëzuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM, ku tre anëtarët akuzohen për konfikt interesi në promovimin e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, ndërsa kishin të punësuar familjarët e tyre në këtë institucion.

Lexo edhe: Prapaskenat/ Si po i shpëtojnë vettingut njerëzit e “drejtësisë së re”

Lexo edhe: Vettingasit shqiptarë sfidojnë ndërkombëtarët. Elisabeta Imeraj konfirmohet kryeprokurore e Tiranës

Sipas njoftimit të KLP-së, anëtarët Alfred Balla, Nurihan Seiti dhe Tartar Bazaj i kërkuan gjatë mbledhjes kryetarit Gent Ibrahimi që t’i drejtohej me shkresë Kuvendit për rastin e tyre.

“…të vihet në dukje vështirësia që paraqet kuadri ligjor në fushën e përgjegjësisë disiplinore të anëtarëve të Këshillave, duke pretenduar se nga njëra anë gjykojnë dhe vendosin mbi propozimet e ILD-së për masat disiplinore ndaj magjistratëve, ndërsa nga ana tjetër mund të jenë vetë subjekte të procedimit disiplinor,” thuhet në njoftimin e KLP-së mbi kërkesën e tre anëtarëve.

Këshilltarja për mediat pranë ILD, Mimoza Koçiu i tha BIRN se informacioni i paraqitur është në proces shqyrtimi administrativ.

Sipas informacionit të ONM-së, në kohën e votimit të Imerajt në krye të Prokurorisë së Tiranës, Tartar Bazaj dhe Nurihan Seiti kishin të punësuara vajzat në këtë institucion, ndërsa nënkryetari i KLP-së, Alfred Balla kishte të punësuar nipin.

Sipas njoftimit, anëtarët Alfred Balla, Nurihan Seiti dhe Tartar Bazaj i kërkuan gjatë mbledhjes kryetarit Gent Ibrahimi që t’i drejtohej me shkresë Kuvendit për rastin e tyre.

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI