Flash

Vdekja e 4 turistëve rusë/ ISHP kthen mbrapsht mostrat e ujit: U morën gabim

Lapsi.al 20 October 2021
Vdekja e 4 turistëve rusë/ ISHP kthen mbrapsht mostrat e ujit: U

Hetimet për zbardhjen e vdekjes misterioze të 4 turistëve rusë janë futur në ngërç. Kur grupi i hetuesve priste përgjigjet e analizave të ujit dhe ajrit në pishinën e mbyllur ku u gjetën viktimat, ISHP ua ka kthyer mbrapsht mostrat e dërguara me argumentin se ishin marrë në mënyrën e gabuar.

Policia dhe prokuroria e Kavajës tha se dërgoi mostrat që mbrëmjen e së premtes, por ato nuk janë prekur me dorë nga ekspertët që thonë se duhet të merreshin në mënyrë profesionale prej specialistëve të shëndetit publik.

“Ka një kërkesë vetëm për klorin dhe ujin. Sot do të vijë kërkesa tjetër. Dhe mostra do të merret sipas kësaj rregulloreje dhe sipas këtij standardi. Për të qenë transparentë, oficerët e policisë gjyqësore kishin sjellë mostrën jo sipas kërkesave të rregullores. Kishin marrë mostrat vetë, kjo mënyrë duhet të rregullohet njëherë e mirë dhe të ndahen detyrat e secilit” – tha profesor Arben Luzati për TCH.

“Në rastin konkret është përdorur klori pluhur dhe mostrat duhet të merren në mënyrë të veçantë” – tha Luzati që është pyetur edhe nëse mund të shkaktojë vdekje helmimi nga klori.

“Ka irritime, vështirësi... Kur ka klor të tepër japin, por deri në vdekje nuk kam dëgjuar. Flasim për pishina të mbyllura” – tha ai.

Sipas të njëjtave burime grupi i hetimit ka dërguar gabimisht edhe disa mbetje ushqimore pranë ISHP që janë kthyer pas dhe janë dërguar për ekspertim pranë AKU. Të gjitha këto veprime dhe përplasje mes institucioneve duket se kanë vëshorësuar më tej daljen e një konkluzioni për ngjarjen e rëndë ku humbën jetën 4 persona. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI