Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Vjosa Osmani kundër raportit të KE për vettingun: Nuk pajtohem me këtë konstatim

Lapsi.al 20 October 2021
Vjosa Osmani kundër raportit të KE për vettingun: Nuk pajtohem me

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar ashpër konstatimet e Komisionit Evropian në Raportin e Progresit sa i përket procesit të “Vettingut” të nisur nga Qeveria Kurti.

Osmani ka thënë se s’pajtohet fare me konstatimin në Raportin e Progresit se një rivlerësim i plotë dhe i menjëhershëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve paraqet një burim shqetësimi serioz.

“Nuk pajtohem fare më këtë konstatim. Në fakt mungesa e vettingut do të ishte shqetësim serioz dhe jo përmbushja e këtij procesi. Mos realizimi i vettingut nuk i kontribuon përpjekjeve të institucioneve për sundimin e ligjit, e as të ardhmes evropiane të vendit tonë”, ka thënë presidentja Osmani në konferencën për medie.

Osmani ka thënë se nuk pajtohet edhe me konstatimin e dytë në Raportin e Progresit së procesi i Vettingut duhet të jetë një masë e fundit e jashtëzakonshme kur të gjitha mundësitë e tjera janë shteruar

“Edhe ky konstatim është i gabuar, sepse mekanizmat ekzistues janë këtu dhe s’kanë realizuar efektiv. Për këto BE-ja vetë ka kritikuar për vite të tëra. Prandaj Vettingu jo që është i rëndësishëm por i domosdoshëm. Për dallim nga ajo që konstatohet në Raport, ky proces do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të vazhdojë. Me mekanizmat ekzistues nuk do të mund të realizohen reformat në sistemin e Drejtësisë. Vettingu do të bëhet me standarte. Si presidente e vendit, kërkoj që procesi të vazhdojë e të mos ndalet dhe të përshpejtohet. Inkurajoj institucionet që të vazhdojnë punën”, ka thënë Osmani./Express/

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI