Flash

‘Ke zënë hyrjen e ministrit’, i riu në Tiranë dënohet se ishte ulur në shkallët e Ministrisë së Brendshme

Lapsi.al 20 October 2021
‘Ke zënë hyrjen e ministrit’, i riu në Tiranë

Mbrëmjen e 4 qershorit të këtij viti 29-vjeçari Marsel Shehu kishte dalë për shëtitje bashkë me qenin e tij, pa e menduar se do të përfundonte në qeli.

Në orën 9 e 20 minuta, teksa qëndronte i ulur në një shkallë pranë Ministrisë së Brendshme, i riu është pikasur nga polici Abdulla Lika i cili i është afruar duke i kërkuar të largohet, pasi po qëndronte në shkallët e një objekti të rëndësisë së veçantë.

Sipas deklarimeve të policit, i riu që mbante edhe një çantë në shpinë ishte ulur pranë hyrjes së ministrit të Brendshëm. Sipas vendimit të gjykatës që disponon Euronews Albania, duke ndeshur refuzimin e të riut për t’u larguar, polici ka lajmëruar shefin e tij. 29-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe sipas pretendimit të policëve, i ka ofenduar dhe kërcënuar duke u bërë edhe foto.

Ndaj të riut Prokuroria ngriti akuzën e “mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Me gjykim të shkurtuar, në përfundim i riu u dënua me 20 ditë burg por ky dënim do të konvertohet me 60 orë pune me interes publik.

Gjykata e ka cilësuar të ligjshëm urdhrin e policisë për t’u larguar nga qëndrimi pranë hyrjes së ministrit të Brendshëm dhe çmon se ky dënim do t’i shërbejë edukimit të të pandehurit si dhe parandalimit të përgjithshëm të kësaj vepre penale në shoqëri./ Euronews Albania 

https://www.youtube.com/watch?v=cHAc5Ldce5Y

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI