Flash

5 efektivë të arrestuar në Lezhë/ Gledis Nano: Më keni në krah, por s'ka tolerim ndaj atyre që neglizhojnë detyrën

Lapsi.al 20 October 2021
5 efektivë të arrestuar në Lezhë/ Gledis Nano: Më keni

Pas operacionit policor të zhvilluar në Lezhë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zhvilluar një takim me strukturat e Policisë vendore ku ka prezantuar dhe drejtorin e ri të DVP Lezhë, Oltion Bistri. Rikujtojmë se në këtë operacion ranë në pranga dhe 5 efektivë të policisë. Nano iu drejtua efektivëve duke thënë se nuk do të tolerohet askush që neglizhon detyrën, aq më tepër nëse bëhet palë me krimin.

“Lufta pa kompromis ndaj grupeve kriminale dhe toleranca zero ndaj kultivimit të bimëve narkotike janë prioritet dhe sfidë, ndaj së bashku me drejtorin e ri të angazhoheni për t’i dhënë një impuls të ri jo vetëm kësaj sfide, por gjithë prioriteteve që ka Policia e Shtetit.

Më keni në krah në punën tuaj për të arritur objektivat, por ju siguroj se nuk do të tolerohet asnjë punonjës policie që neglizhon detyrën apo më keq akoma, që bëhet palë me krimin. Respektoni qytetarët, shërbejuni atyre duke iu ofruar një shërbim sa më cilësor, zbatoni ligjin dhe vetëm ligjin dhe ju siguroj se do jem përherë suporti juaj.

Disa punonjës policie brenda strukturës nuk mund ta prishin imazhin e Policisë së Shtetit, duke zhbërë punën e mirë që është bërë deri tani, ashtu sikurse disa individë të tjerë nuk mund ta sfidojnë Policinë”, tha Nano.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI