Flash

11 arrestime për prostitucion në Bolonjë, dy vëllezër rrëmbenin vajza në Shqipëri (Detaje)

Lapsi.al 20 October 2021
11 arrestime për prostitucion në Bolonjë, dy vëllezër

Vajzat e reja shqiptare u detyruan të prostituojnë në rrugët e Emilia, Anzola dell'Emilia, Valsamoggia dhe në apartamente në qendër të Bolonjës: për këtë Policia italiane dje, më 19 tetor, arrestoi 11 persona për rrjetin e prostitucionit .

Akuzat janë: tentim rrëmbimi, shfrytëzimi, ndihmë dhe përkrahje prostitucioni, dhunë seksuale dhe përndjekje. Arrestimet janë kryer nga policia si pjesë e hetimeve, të koordinuara nga Prokuroria e Bolonjës dhe zgjatën mbi një vit, në lidhje me rekrutimin e grave shumë të reja me origjinë shqiptare në prostitucion .

Të arrestuarit janë shtetas shqiptarë dhe italianë. Tre apartamente në qendër të qytetit iu nënshtruan një konfiskimi paraprak.

Si filluan hetimet 

Më 6 nëntor 2020 një shqiptar u arrestua, pasi ishte nën hetim për tentativën e rrëmbimit si dhe për rekrutimin dhe shfrytëzimin në prostitucion të një vajze shumë të re shqiptare.

Hetimi filloi në 2 tetor, kur policia ndërhyri në parkingun e motelit "La Pioppa" në Bolonjë për të ndihmuar një prostitutë shumë të re, viktimë e agresionit, e cila po përpiqej të arratisej nga torturuesit e saj.

Hetimet e mëvonshme zbuluan lëvizjet e bandës, kushtuar rekrutimit dhe shfrytëzimit të vajzave shqiptare, dhe çuan në arrestimin e njërit prej kriminelëve: Policët, pasi kishin dëgjuar se i dyshuari kryesor në hetim ishte gati të largohej nga vendi, e arrestuan atë ndërsa ai ishte në bordin e një avioni për në Tiranë dhe kishte me vete 7,285.00 euro në çantë, që u konsideruan të ardhura të paligjshme nga aktiviteti kriminal.

Identifikimi i vajzave 

Në muajt në vijim, policia arriti të identifikojë katër vajzat e shfrytëzuara , si dhe bashkëpunëtorët e tentativës së rrëmbimit dhe ndihmës dhe mbështetjes. U zbulua se dy shqiptarë dhe një italian tentuan të rrëmbenin prostitutën e re në moshë.

Më 3 shkurt autoriteti gjyqësor i Bolonjës ka urdhëruar paraburgimin e një shtetasi shqiptar; arrest shtëpie për një shtetas italian bashkëpunëtor dhe detyrimin e paraqitjes në policinë gjyqësore për një shtetas të tretë italian, mbajtës të kontratës së qirasë për një apartament të përdorur si vend takimi.

Përveç kontrolleve, celularët e të dyshuarve u sekuestruan, përveç 10.500 eurove, dyshohet për përfitim të paligjshëm nga aktiviteti kriminal.

Hetimet më pas bënë të mundur rindërtimin e ngjarjeve të ndërlikuara kontraktuale dhe martesore në të cilat ishin përfshirë të dyshuarit.

Në veçanti, dy vëllezër shqiptarë u shfaqën përgjegjës për shfrytëzimin e vajzave të ndryshme shqiptare, të detyruara për prostitucion në rrugë në Via Emilia, Anzola dell'Emilia dhe Valsamoggia, ose brenda disa apartamenteve të vendosura në zonën e San Felice.

Të ardhurat nga aktiviteti i prostitucionit duhej t’u jepeshin tërësisht dy vëllezërve, të cilët gëzonin ndihmën e një rrjeti italianësh, që e favorizonte prostitucionin e shumë të rinjve shqiptarë me martesa të simuluara me ta: në këtë mënyrë vajzat merrnin leje qëndrimi.

Përveç kësaj, ata kishin lidhur marrëveshje qiraje për apartamentet ku vajzat prostituonin dhe i shoqëronin vajzat e shfrytëzuara në rrugë çdo ditë. Apartamentet e vendosura në zonën San Felice ku u krye prostitucioni iu nënshtruan një sekuestrimi preventiv.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI