Flash

Misteri/ A ishte gjeneral, rusi 60-vjeçar që ndërroi jetë në Qerret?

Lapsi.al 19 October 2021
Misteri/ A ishte gjeneral, rusi 60-vjeçar që ndërroi jetë

Një ditë më parë në media qarkulloi lajmi se Sergei Burenkov, 60 vjeçari që ndërroi jetë në pishinën e hotelit në Qerret të Kavajës kishte mbajtur një gradë madhore në ushtrinë ruse, si gjeneral. Një prej atyre që diskutuan mbi këtë temë ishte pedagogu i krimionologjisë Ervin Karamuça, i cili e mori të mirëqenë se Burenkov kishte qenë gjeneral në Rusi.

Një ditë më parë profesori i kriminiologjisë, Ervin Karamuço u shpreh: Nëse është kështu, kjo është shumë e rëndë, sepse për herë të parë Shqipëria bëhet fushë beteje e agjenturave të huaja, gjë që s'ka ndodhur më përpara. Ata e kanë zakon këtë. Personazhet e tyre që duan t'i eleminojnë i nxjerrin jashtë territorit të tyre dhe e kanë më të thjeshtë ta bëjnë këtë. Sidomos kur janë me pushime, kur janë të shpenguar"

Por gjatë një bisede në Opinion, Karamuça tha se ishte telefonuar nga gazetarë rusë, që i kishin kërkuar llogari se përse kishte prishur imazhin e Rusisë me deklaratat që kishte bërë.

"Gazetarët rusë më thanë "Ç'punë keni ju që prishni imazhin e vendit tonë?" tha Karamuça duke përsëritur se lajmi se Burenkov ishte gjeneral ishte i pakonfirmuar nga vetë ai. "Por ata nuk ma mohuan faktin që ai kishte qenë gjeneral" tha Karamuço.

Rusët humbën jetën më 15 tetor në një hotel në Qerret të Kavajës. Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Shtypi rus shkruan se e 58-vjeçarja vuante nga kanceri dhe për këtë arsye nuk është futur në saunë, pasi janë gjetur pranë pishinës dimërore.

Në momentin kur u gjetën të vdekur ata ishin të veshur me veshje të përshtatshme për pishinë por nuk është e qartë nëse ata u futën aty.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI