Flash

Ish-kryeministri italian nën akuzë për financime të paligjshme dhe korrupsion

Lapsi.al 19 October 2021
Ish-kryeministri italian nën akuzë për financime të

Zyra e Prokurorit Publik të Firences mbylli një hetim për fondacionin “Open”. 11 persona dhe 4 kompani janë vënë në shënjestër dosjen e të akuzuarve. Midis të të akuzuarve është edhe ish-kryeministri Matteo Renzi.

Sipas aktakuzës, midis viteve 2014 dhe 2018, Renzi dhe 2 bashkëpunëtorë të tij kanë marrë nga fondacioni “Open” më shumë se 3.5 milion euro për aktivitetin e tyre politik. Këta persona akuzohen për financim të paligjshëm të palëve, korrupsion, pastrim të parave dhe ndikim të paligjshëm.

"Renzi ishte de facto drejtor i Fondacionit"thanë prokurorët dhe nëpërmjet këtij fondacioni ai kalonte financimet te partia e tij. Fondet u përdorën për të mbështetur aktivitetet politike të Renzit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Të dyshuar si persona që kanë financuar Renzin janë edhe një sërë kompanish si Toto Costruzioni Generali spa, Immobil Green srl, British American Tobacco Italia, etj. Vetë Renzi i ka hedhur poshtë akuzat duke i konsideruar të motivuara politikisht. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI