Flash

Ish-deputetja e PS emërohet drejtoreshë në Spitalin e Traumës

Lapsi.al 19 October 2021
Ish-deputetja e PS emërohet drejtoreshë në Spitalin e

Spitali i Traumës apo siç njihet ndryshe Spitali Ushtarak në Tiranë, nga sot do të ketë drjetues të ri. ABC meson se në krye të spitalit është emëruar ish-deputetja e PS Edlira Bode. Bode zë vendin e Arben Zenelajt i cili e mori këtë detyrë në vitin 2017.

Kush është Edlira Bode? Gjatë viteve 2017 – 2021 ajo ka mbajtur mandatin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë për Qarkun e Korçës, si anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, periudhë gjatë së cilës ka qenë mbështetëse dhe promovuese e një sërë ligjesh të lidhura me shëndetin, profesionet mjekësore dhe mbrojtjen sociale.

Bode ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës dhe ato pasuniversitare në otorinolaringologji në Universitetin e Genova-s, Itali, duke marrë titullin Mjeke Specialiste Otorinolaringologe. Ka shërbyer, për disa vite, si Mjeke e Përgjithshme dhe e Familjes pranë Shërbimit Shëndetësor Parësor në qytetin e Bilishtit dhe në disa qendra shëndetësore të Rrethit të Devollit. Në vitet 2008 – 2016 ka punuar si Mjeke Specialiste Otorinolaringologe në Spitalin Rajonal të Korçës. Zj. Bode ka drejtuar në vitet 2015 – 2016 Urdhrin e Mjekëve për Qarkun e Korçës./ abc

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI