Flash

Prezantohet Progres Raporti i KE, Varhelyi: Vonesat për negociatat për Shqipërinë, kanë ndikim negativ në besueshmërinë e BE-së

Lapsi.al 19 October 2021
Prezantohet Progres Raporti i KE, Varhelyi: Vonesat për negociatat për

Oliver Varhelyi, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në prezantimin e Progres Raporteve në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian, ka deklaruar se vonesat në çeljen e negociatave kanë ndikim negativ. Sipas tij Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për BE-në.

Komisioneri ka theksuar se Shqipëria ka arritur rezultate të dukshme me reformat. Në fjalën e tij, Varhelyi ka thënë po ashtu se Shqipëria ka bërë progres, zgjedhjet në përgjithësi janë zhvilluar mirë.

“Vonesat në nisjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë një ndikim negativ në besueshmërinë e BE -së. Çështjet dypalëshe në pritje midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen si çështje prioritare. Është thelbësore që Shtetet Anëtare të BE-së të përfundojnë diskutimet mbi Kornizat Negociuese pa vonesa të mëtejshme dhe që konferencat e para ndërqeveritare me të dy vendet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur dhe para fundit të këtij viti,” ka thënë ai ndër të tjera.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI