Flash

Rezultatet/ Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, “shuplakë” për Zoran Zaev

Lapsi.al 18 October 2021
Rezultatet/ Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut,

LSDM, partia që drejtohet nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka marrë një rezultat zhgënjyes në zgjedhjet lokale të së dielës. Në raundin e parë, partia opozitare VMRO-DPMNE fitoi 18 kryetarë komunash, ndërsa LSDM-ja 9.

LSDM shkon në balotazh edhe në bastionin historik, Kumanovë. Kandidati i pavarur Maksim Dimitrievski u radhit i pari duke e mundur me një diferencë të ngushtë kandidatin e LSDM-së Oliver Ilievski.

Nga komunat historikisht socialdemokrate, partia e Zaev fitoi vetëm Strumicën. BDI-ja e Ali Ahmetit fitoi në 3 komuna, ndërsa komunat tjera shqiptare shkojnë në balotazh. Janë gjithsej 40 komuna ku do të shkohet në balotazh.

Komunat kryesore shqiptare do të duan një raund të dytë zgjedhjesh pasi asnjë nga kandidatat nuk ka marrë më shumë se gjysma e votave. Gara më interesante mbetet në Tetovë mes Teuta Arifit të BDI-së dhe Bilall Kasamit të Lëvizjes Besa, ku diferenca në raundin e parë është vetëm 600 vota.

Situatë e njëjtë paraqitet edhe në Strugë mes Ramiz Merkos së BDI-së dhe Idri Istrefit të ASH-AAA-së ku dallimi është 1500 vota.

Opozita shqiptare kryeson thellë në Gostivar ku kryetari aktual Arben Taravari prin me rreth 3000 vota kundrejt Nevzat Bejtës së BDI-së. Beteja në raundin e parë në këtë komunë nuk u përmbyll për dhjetëra vota.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 31 tetor kur do të votohet vetëm për kryetar të komunave. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kë zgjedh Rama midis Bashës dhe Berishës

Në intervistën për Euroneës Albania kryeministri Edi Rama u pyet se cilin krah mban mes Bashës dhe Berishës në debatin brenda PD. “Larg qoftë…nëse do të zgji...

22:12

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI