Flash

Hetimi për vrasje/ Del autopsia e 4 rusëve që humbën jetën në Qerret

Lapsi.al 18 October 2021
Hetimi për vrasje/ Del autopsia e 4 rusëve që humbën

Ka përfunduar këtë të hënë ekspertiza mjekoligjore për 4 anëtarët e familjes ruse që u gjetën të vdekur në ambientet e pishinës dimërore në një resort luksoz në Qerret. Nga ato pak të dhëna që janë mësuar rezulton se ata nuk janë të dhunuar.

Në trupin e tyre nuk janë gjetur shenja të një sulmi nga jashtë. Një tjetër detaj është se Sergey Burenkov, gruaja e tij, Natalya Burenkova, vajza e çiftit Ekaterina Burenkova dhe partneri i saj Nikita Belousov nuk kanë konsumuar as lëndë narkotike.

Procesi i ekspertizës ka vijuar deri në orën 15:00. Hetuesit kanë vetëm një pistë në dorë, atë të vrasjes, por dosja nuk është regjistruar me një emër konkret të akuzuar. Kjo sepse hetimet më pas mund të zbulojnë se kemi të bëjmë edhe me një “vrasje nga pakujdesia”.

Fillimisht u deklarua se të katërt u gjetën të asfiksuar brenda ambienteve të saunas, por në fakt trupat e viktimave u gjetën në pishinën dimërore të hotelit. Turistët rusë kishin kërkuar që ambientet e SPA-së përfshirë dhe pishinën e brendshme të ishin gati që pasi të ktheheshin nga vizita e tyre në Ohër të mund të relaksoheshin në to.

Punonjësi që përgjigjet për pishinën e kishte pastruar gjatë ditës duke përdorur dhe klor, por është shumë e dyshimtë që asfiksia e tyre të ketë ardhur njëkohësisht dhe për të katërt nga përqindja e klorit në ujë.

Në këto rrethana misteri mbi vdekjen e tyre është i madh edhe për grupin hetimor, burime nga i cili thonë se një tjetër pistë e mundshme dhe që po hetohet është ajo e një “vrasjeje pa gjurmë”. Në sitën e grupit hetimor po kalojnë dhe të gjithë personat e akomoduar në hotelin ku ndodhi ngjarja.

Grupi hetimor po bashkëpunon dhe me ambasadën ruse dhe autoritetet përkatëse për të mësuar më shumë mbi viktimat dhe veçanërisht aktivitetin profesional të dy burrave. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI