Flash

Gjekmarkaj: Berisha është e kaluara, si do e zgjidhë problemin me Amerikën?

Lapsi.al 18 October 2021
Gjekmarkaj: Berisha është e kaluara, si do e zgjidhë problemin me

Zbardhen pjesë nga diskutimet brenda grupit të PD-së që u mblodh mesditën e sotme në selinë blu. Në fokus të diskutimit ishte strategjia e aksionit opozitar në Kuvend me nismat e reja, por nuk u anashkalua edhe debati në lidhje me “Foltoren” e Sali Berishës. Deputeti Agron Gjekmarkaj u shpreh se ish-kryeministri është e kaluara, që duhet të ishte larguar me kohë. Ai shtoi se për Berishën ka respekt, por theksoi se tani po përdor një gjuhë të vjetër, të tejkaluar, të nxjerrë nga sirtarët e së shkuarës, agresive dhe asgjësuese.

“Unë nuk ja dal asnjëherë të jem asnjanës në ngjarjet e këtij vendi as në ngjarjet e PD. Jo se nuk dua të jem, por nuk ia dal të jem, logjika nuk më lë, sepse e kam një gjykim. Po flasim për bashkim! Ku është bashkimi? Si arrihet ai? Me lutje? Me pështymë sikur ngjisim dy copa letra. Unë gjithë jetën e kam takuar tre herë Sali Berishën, por kam 30 vjet respekt për të. Po, po respekt! Por jam dakord me Flutura Açkën kur foli për Berishizmin! Kemi të bëjmë me një fenomen politik, historik e kulturor.

Nuk do të thotë ky përkufizim se paskemi të bëjmë me një fenomen negativ, jo, jo, Berishizmi si çdo fenomen ka anët e veta pozitive e negative. Por sot ai është e kaluara! Për mua optimale do kishte qenë që Doktor Berisha të largohej në vitin 2013, 2017, 2021 por se ka bërë! Tani ai po përdor një gjuhë të vjetër, të tejkaluar, të nxjerrë nga sirtarët e së shkuarës, agresive, dhe asgjësuese.

Ju lutem kolegë nëse mendoni që Lulzim Basha është peng thuajani në sy, nëse ai është, po kaq nëse e konsideroni besëprere apo diçka tjetër. Berisha e ka spostuar problemin nga origjina nga ku ai lindi! Shpallja non grata nga SHBA anashkalohet sikur nuk ishte problemi dhe ka një përqendrim tek problemet PD në këto vite. E vërtetë ka probleme në PD, në cilësi mendimi, mënyrën e të funksionuarit, në gjykimin tim pa pretenduar se jam më i mirë se ju, dhe s’kam hezituar ti them publikisht këto e do ti them gjithmonë.

Por nuk është ky thelbi! Nëse Basha nuk e merrte këtë vendim ku do shkonim? Nëse ikte Basha dhe vinte dikush tjetër si do ta zgjidhte? Nëse Foltorja zgjedh një kryetar, me Amerikën si do ta zgjidhë!? PD kishte një ultimatum që po rrezikonte të zinte nën vete! Nuk jam kundër Sali Berishës por perspektivës që ajo ofron si lëvizje! Unë si them këto për ti bërë qejfin Bashës, aspak di të mbajë qëndrime kritike dhe ndaj tij dhe do ti mbaj, por kjo është e vërteta ime siç e perceptoj dhe ndaj dua ta them. Kaq kisha” tha ai./ Abcnews.al

Të këshilluara

Zjarr në Korçë, humb jetën një person

Një person është gjetur i vdekur pas një zjarri të rënë në një banesë në Korçë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në një banesë në lagjen 12 të qytetit jug...

17:39

Dorëhiqet kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri

Boiken Abazi jep dorëheqje drejtimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, Abazi shkruan se në datën 15 shtato...

16:20

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI