Flash

Rama ngre duart para studentëve: Nëse nuk duan të vaksinohen...

Lapsi.al 18 October 2021
Rama ngre duart para studentëve: Nëse nuk duan të vaksinohen...

Është e qartë se kryeministri Edi Rama nuk e dëshiron në asnjë mënurë një “tjetër dhjetor” protestash të studentëve.

Në ditën e parë universitetet i lejuan të hyjnë në auditore edhe studentët e pavaksinuar ndryshe nga sa është vendosur në një akt normativ të ministrisë së Shëndetësisë. Por në këtë situatë Rama thotë se nuk do të ndërhyjë tek studentët.

“Nuk besoj se është e nevojshme të kalojmë në masa të tilla ekstreme. Duhet menduar në mënyrë pozitive. Duhet menduar që, duke qenë se vaksinat do të vijojnë të jenë në dispozicion, do të vaksinohen.

Normalisht ata nuk duhet të marrin pjesë, por kjo është një çështje e autoriteteve sepse qeveria nuk çon dot njerëz për t’i nxjerrë jashtë.

Universitetet janë autonomë. Ata që janë vaksinuar kanë të gjithë të drejtën që të jenë në një mjedis të sigurtë, ministria e Arsimit duhet të shkojë të nxisë studentët” – tha Rama në një intervistë për Euronews. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI