Flash

Berisha në Dibër: Kemi mbledhur mbi dy të tretat e votave për thirrjen e Kuvendit

Lapsi.al 19 October 2021
Berisha në Dibër: Kemi mbledhur mbi dy të tretat e votave

Nga Foltorja e Dibrës Sali Berisha deklaroi se mbi dy të tretat e delegatëve të këtij qarku kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

“Unë dua gjithashtu të falënderoj të gjithë delegatët e Kuvendit Kombëtar, të Peshkopisë, Bulqizës dhe Matit, që kanë firmosur tashmë mbi dy të tretat vendimin e tyre për të mbledhur në një moment historik për PD-në dhe vendin, Kuvendin Kombëtar të PD-së, Kuvendin e ringritjes së kësaj force politike në lartësinë e idealeve dhe parimeve të saj si opozita më e fuqishme e vendit, e vendosur të ecë e sigurt drejt fitores që meriton. Kuvendin e thirrur nga mijëra e mijëra delegatë të PD-së, e thërret më shumë se kushdo tjetër koha, e cila kërkon nga ne, të ngrihemi, t’u përgjigjemi sfidave që kemi përpara. Situatës kritike të krijuar në vend nga një regjim i Edi Ramës, i cili në mënyrë tmerrësisht të dëmshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, ndërtoi në këto tetë vite, në vend të shtetit ligjor, ai ndërtoi shtetin e krimit dhe drogës, narkoshtetin e parë në Europë. Ky regjim në këto 8 vite jo vetëm nuk përparoi standardet e demokracisë dhe nivelin e jetesës, por përkundrazi çbëri një shumicë të madhe prej tyre, dhe shqiptarët realisht i zhyti në varfëri dhe mjerim”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI