Flash

Berisha sfidon Bashën: Hajde këtu me mua dhe shpreh mendimet e tua, mos rri brenda 4 mureve me Ramën

Lapsi.al 19 October 2021
Berisha sfidon Bashën: Hajde këtu me mua dhe shpreh mendimet e tua,

Sali Berisha i ka bërë ftesë të hapur Lulzim Bashës që ta shoqërojë në takimet me simpatizantët e PD. Ish kryeministri i thotë që të mos shpifin për të, duhet të dëgjojë fjalën e tyre pasi të gjithë thonë gjëra që i mendojnë.

Nga ana tjetër, Berisha ngre pyetjen se cili shtet e ka njohur këto 8 vite pavarësinë e Kosovës me ndërmjetësimin e Shqipërisë.

Berisha: Tani dalim bëjmë aleancë me Beogradin kundër Kosovës. Pyeteni veten, cili shtet e ka njohur këto 8 vite Kosovën me ndërmjetësimin e Shqipërisë. E ka penguar sepse Beogradi çon fjalimet e Ramës nëpër botë. Kur shqiptarët i shajnë ata, pse t’i njohim ne thotë tjetri.

Ka problem të dialogut Prishtinë-Beograd. E ka patur ëndërr bashkimin thotë. I thotë Brukselit se këta udhëheqësit e Kosovës e kanë mendjen tek bashkimi dhe nuk janë për pavarësisë. Ky është një dëmtim. Bashkimi që donin këta ishin ndarje e tmerrshme sepse Kosova merrte deri në Pejë përfshirë Deçanin e Vatikanin dhe kjo ishte ëndrra që donte Millosheviçi i ri.

Atij i leverdis kjo ndarje, por ne si shqiptarë? Është absolutisht anti shqiptare. Ku është ish kreu i Partisë? Askund. Atë e ka kapur një frikë e madhe. Ka frikë nga ju, nuk takohet me ju. Rri brenda 4 mureve me Ramën, pastaj thotë shpifin për mua. Hajde këtu, edhe me mua hajde, shpreh mendimet e tua. Jemi kolektivitet. Thonë gjëra që mendojnë, duhet të jesh i përgatitur t’i dëgjosh.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI