Flash

Kurti: S'ka takim me Vuçiç së shpejti, kemi prioritete të tjera

Lapsi.al 19 October 2021
Kurti: S'ka takim me Vuçiç së shpejti, kemi prioritete

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se nuk beson se do të ketë një takim të shpejtë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Duke folur pas marrjes së Raportit të Progresit për vitin 2021 Kurti tha se para takimit me të duhet fillimisht të ketë një takim të kryenegociatorëve.

“Paraprakisht çfarëdo takimi të udhëheqësve të Serbisë në njërën anë dhe meje si kryeministër i Republikës, në anën tjetër, do të ketë takim të përfaqësuesve të qeverive tona, përkatësisht të kryenegociatorëve dhe ky takim më pastaj do të tregojë se kur mund të priten takime të tjera, por nuk besoj që do ketë takim shumë shpejt që do thotë se jo në muajin tetor ndërmjet meje dhe presidentit të Serbisë në Bruksel nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, presidentit të Komisionit Evropian Josep Borrell.

Nuk i kemi neglizhuar takimet dhe bisedimet në Bruksel, kemi shprehur gjithmonë gatitshmërinë konstruktive për dialog, mirëpo çështja e dialogut nuk është e drejtë që ta zëvendësojë as luftimin e pandemisë COVID-19, as zellin e madh të dikastereve për rritje ekonomike dhe as luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe për një sistem të mirëfilltë të drejtë, çfarë e ka BE-ja. Pra, nuk e neglizhojmë dialogun, por në anën tjetër e kemi agjendën tonë prioritare dhe shtetërore, e cila është në përputhje me zotimet tona për çfarë na kanë votuar qytetarët”, - tha Kurti.

Në paketën e zgjerimit, që përfshin edhe raportet vjetore të progresit për vendet në këtë proces, ku përfshihet edhe Kosova është gjetur një përparim i kufizuar në shumicën e proceseve. Sipas këtij raporti, Kosova sa i përket dialogut me Serbinë thuhet se ka vazhduar të jetë e përkushtuar në dialog. Por, sipas këtij raporti qeveria e Kosovës duhet të respektojë angazhimet e saj të mëparshme dhe të angazhohet për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të kaluara. 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI