Flash

Blinken e Borrel për integrimin: Ballkani i përket BE-së. Të nisin pa vonesë bisedimet e antarësimit

Lapsi.al 20 October 2021
Blinken e Borrel për integrimin: Ballkani i përket BE-së. Të

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të forcojnë më tej angazhimin e tyre për Ballkanin Perëndimor, në mbështetje të përparimit të rajonit drejt integrimit evropian, thuhet në një deklaratë të përbashkët të Uashingtonit dhe Brukselit, që pason takimin e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken me Përfaqësuesin e Lartë të BE për Politikën e Jashtme Josep Borrell.

Ballkani Perëndimor, thekson deklarata, i përket Bashkimit Evropian dhe bën thirrje që bisedimet e antarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë pa vonesë.

Uashingtoni dhe Bruksli shprehin mbështetje të fortë për procesin e zgjerimit. Anëtarësimi në BE, një përparësi e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, thuhet më tej në deklaratë, do t’i ndihmojë këto vende të konsolidojnë institucionet demokratike, të mbrojnë të drejtat themelore dhe të zbatojnë shtetin ligjor.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, thuhet në deklaratë, mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli si mekanizmin kryesor për të arritur një zgjidhje për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Uashingtoni dhe Brukseli u bëjnë thirrje Serbisë dhe Kosovës të shmangin tensionet, si ato që u vunë re kohët e fundit në veri të Kosovës, që rrezikojnë stabilitetin.

Deklarata shpreh mbështetje për angazhimin e Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si dhe dënon si të papranueshme dhunën ndaj civilëve, gazetarëve, policisë ose autoriteteve.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropan shprehin mbështetje të fortë për integritetin territorial të Bosnje Hercegovinës, për përpjekjet për reforma elektorale dhe kushtetore, si dhe për ruajtjen e funksionalitetit të institucioneve shtetërore në këtë vend.

Deklarata i bën thirrje forcave politike në Mal të Zi të bashkëpunojnë për të ruajtur orientimin strategjik të vendit duke pasqyruar dëshirat e popullit për të realizuar reformat e duhura, që shpresat për anëtarësim në BE të bëhen realitet./VOA

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI