Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

"Basha më kërkoi dorëheqjen", flet deputeti i Fierit, Luan Baçi që u bë pjesë e Foltores

Lapsi.al 20 October 2021
"Basha më kërkoi dorëheqjen", flet deputeti i Fierit,

Deputeti i PD-së në Fier, Luan Baçi ka rrëfyer takimin që ka patur me Lulzim Bashën mbrëmjen e kaluar, ndërsa është përfolur në media për zëvëndësimin e tij në postin e kryetarit të degës së PD-së në Fier.

Baçi tha se ka qenë një takim 10 minuta në selinë e PD, ku Basha i ka kërkuar të japë dorëheqjen nga kryetar i degës së PD në Fier, gjë që deputeti e ka refuzuar.

Gjatë takimit të jashtëzakonshëm të Kryesisë së PD në Fier, Baçi u shpreh se ka kërkuar nga Basha që të mos komandojë emër tjetër pa pyetur më parë drejtuesit e PD atje.

"Nuk ka asnjë vendim zyrtar qoftë për komandim të X apo Y, apo për pezullimin tim. Kam patur një takim mbrëmë 10 minuta, ka bërë një propozim për komandim dhe kërkonte dorëheqjen time, gjë që nuk e kam dhënë. I kam thënë nuk po jap dakordësi si individ pavarësisht se kam edhe pozicionin e deputetit dhe kryetarit të degës, pa pyetur Kryesinë e Degës"

Nga ana tjetër deputeti Luan Baçi njoftoi se një numër i konsiderueshëm i delegatëve demokratë të Fierit kanë firmosur për 'Foltoren' e Sali Berishës.

"520 delegatë të Fierit kanë firmosur formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD dhe do të marrin pjesë në atë Kuvend".

Mësohet se Qarku i Fierit ka 600 delegatë me të drejtë vote në Kuvendin Kombëtar.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI