Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Republika Sërpska sfidon Kushtetutën e Bosnjës për çështjen e barnave

Lapsi.al 20 October 2021
Republika Sërpska sfidon Kushtetutën e Bosnjës për

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës miratoi të mërkurën një ligj për produktet dhe pajisjet mjekësore. Me ligjin e ri parashihet formimi i Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Mjekësore i Republikës Sërpska.

Sipas ligjit, Agjencia do të jetë “një organizatë e pavarur administrative dhe do të ketë statusin e një entiteti juridik”.

Krijimi i një agjencie të tillë nuk është në përputhje me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës, e cila ka dalë nga Marrëveshja e Dejtonit.

Marrëveshja e Dejtonit i ka dhënë fund luftës në Bosnje më 1995 dhe e ka ndarë këtë vend në dy entitete: Federata Myslimane-Kroate dhe Republika Sërpska.

Sipas Kushtetutës, këto dy entitete nuk kanë të drejtë t’i marrin përsipër kompetencat e shtetit ose ato kompetenca që janë transferuar në nivelin shtetëror.

Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore e Bosnje e Hercegovinës është themeluar në vitin 2009.

Ajo është organi i vetëm rregullator që funksionon në nivel shtetëror dhe ka marrë përsipër shumicën e detyrave të sektorit të farmacisë, që deri më 2009 janë kryer nga entitetet.

Agjencia është krijuar pasi Asambleja Parlamentare e Bosnje e Hercegovinës ka miratuar Ligjin për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore.

Ligji për Barnat, i cili është i domosdoshëm për punën e Agjencisë, mund të ndryshohet vetëm në Asamblenë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës.

Asambleja Kombëtare e Republika Sërpskës ka 81 deputetë dhe blloku i shumicës udhëhiqet nga Aleanca e Social-Demokratëve të Pavarur e Millorad Dodikut.

Dodik është anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, i cili kërkon transferimin e të gjitha kompetencave nga shteti në nivel të entitetit.

Dodik po ashtu ka thënë se Republika Sërpska do të shkëputet nga Bosnje e Hercegovina nëse këto kompetenca nuk i kthehen entitetit.

Transferimi i kompetencave nga shteti i Bosnjës tek entitetet nuk është në përputhje me Kushtetutën e Bosnjës.

Partitë opozitare u larguan nga sesioni i Asamblesë Kombëtare të Republika Sërpskës përpara votimit të së mërkurës.

Përfaqësuesit serbë në institucionet kombëtare të Bosnjës e kanë bojkotuar punën e këtyre institucioneve që nga fundi i korrikut, kur Valentin Inzko, ish-përfaqësues i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje, ka vendosur një ligj që ndalon mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës.

Pasardhësi i Inzkos, Christian Schmidt, tha të mërkurën se “Ligji i Republikës Sërpska për Produktet dhe Pajisjet Mjekësore është një sfidë serioze për kompetencat dhe funksionimin e duhur të Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të Bosnje e Hercegovinës”.

“Sipas Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës, entitetet janë të detyruara që të respektojnë plotësisht Kushtetutën dhe vendimet e institucioneve shtetërore”, tha Schmidt./REL/

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI