Flash

7 të arrestuar në Tiranë, akuzohen për vepra të ndryshme penale

Lapsi.al 20 October 2021
7 të arrestuar në Tiranë, akuzohen për vepra të

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga shtatë persona, ka proceduar penalisht një 35-vjeçare dhe ka shpallur në kërkim një shtetas tjetër. Policia vuri nën pranga shtetasin A. D., 34 vjeç, me detyrë menaxher i një kompanie private, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja me iniciale J. D., 35 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shumën 3.500.000 lekë të rinj në subjektin ku punonin.

Ndërkaq, u arrestua shtetasi A. Ll., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasi E. T., 30 vjeç, pasi u kap në rrugën “Dalip Zavalani”, duke shkelur masën “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata.

Një 51-vjeçar u vu nën prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. H., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

Xh. Z., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. Ç., 37 vjeç, pasi tek rrethrrotullimi i Shkozës, ka kanosur me një armë sportive, për motive të dobëta, shtetasin A. A. Arma sportive u sekuestrua, pasi 37-vjeçari nuk kishte autorizimin përkatës për mbajtjen dhe përdorimin e saj.

Më datë 19.10.2021, në rrugën “Dritan Hoxha”, një person i paidentifikuar, i ka vjedhur sende me vlerë shtetases R. B. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI