Flash

SHBA do të vaksinojë 28 milionë fëmijë 5-11 vjeç kundër Covid

Lapsi.al 20 October 2021
SHBA do të vaksinojë 28 milionë fëmijë 5-11 vjeç

Fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç së shpejti do të mund të vaksinohen ndaj COVID-19 tek mjekët pediatër, farmacinë lokale dhe ndoshta dhe në shkolla, tha Shtëpia e Bardhë të mërkurën ndërsa paraqiste detaje për autorizimin e pritshëm të vaksinës Pfizer për fëmijët nën 12 vjeç brenda disa javësh.

Rregullatorët federalë do të takohen gjatë dy javëve të ardhshme për të analizuar vaksinat për fëmijët, pas studimeve të hollësishme për sigurinë e tyre.

Brenda disa orësh pas miratimit zyrtar, që pritet pas takimit të panelit të ekspertëve të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të planifikuar për 2-3 nëntor, vaksinat do të fillojnë të përhapen në gjithë vendin, me doza më të vogla për fëmijët e vegjël 5-11 vjeç.

Administrata e presidentit Biden vë në dukje se fushata në shkallë vendi për të vaksinuar fëmijët e vegjël do të jetë më e lehtë sesa fillimi i vaksinimit para 10 muajsh, që u shoqërua me pritje të gjata.

SHBA ka rezerva të mjaftueshme të vaksinës Pfizer për të vaksinuar afërsisht 28 milionë fëmijë, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Bardhë po përgatitet për një fushatë për të ndërgjegjësuar prindërit dhe fëmijët për sigurinë e vaksinave dhe lehtësinë e marrjes së tyre. /VOA

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI