Flash

Vetingu i politikanëve nga SPAK dhe reformat zgjedhore e territoriale/ Soreca flet për amandamentet e PD-së

Lapsi.al 21 October 2021
Vetingu i politikanëve nga SPAK dhe reformat zgjedhore e territoriale/

Ambasadori i Bahkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, gjatë një daljeje publike nga Korça, foli në lidhje me amandamentet e dorëzuara në Kuvend nga Partia Demokratike, mbi reformën territoriale, vetingun e politikanëve dhe reformën zgjedhore.

Soreca u shpreh se nuk i ka parë ende amendamentet, por theksoi se kjo është demokracia, ku palët dorëzojnë në Kuvend dhe diskutojnë midis tyre për nisma të ndryshme ligjore.

“Ne natyrisht ende nuk kemi patur mundësinë të shohim propozimet. E dimë që janë dorëzuar në Kuvend nga Partia Demokratike. Por siç e thashë dhe dje kjo është demokracia dhe ja si po funksionon ajo. Opozita është në Kuvend, bën propozime dhe aty do të bëhen diskutimet mbi ato çështje. Ne bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike. Ne kemi bashkëpunuar me Partinë Demokratike edhe kur ajo ishte jashtë Kuvendit”, tha Soreca.

Gjithashtu Soreca u ndal dhe tek plani i qeverisë për themelimin e Agjencisë së Medias dhe faktin nëse kjo iniciativë e cënon apo jo punën e gazetarëve dhe lirinë e medias.

Soreca theksi se Bashkimi Europian është i qartë në këtë aspekt, ku sipas tij gazetarët duhet të kenë akses në të gjitha aktivitetet që kryhen dhe kjo është e patjetërsueshme.

“E kemi bërë shumë të qartë vizionin e Bashkimit Evropian për lirinë e medias. Jemi shumë të qartë për rolin që luajnë gazetarët dhe media

Siç thashë dje, është kritike që media dhe gazetarët të kenë akses në të gjitha aktivitete që kryhen dhe kjo është shumë e rëndësishme. Do t’i ndjekim këto zhvillime nga afër se liria e medias është kyçe për Bashkimin Europian”, shtoi Soreca.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI