Flash

Bulqizë/ Me maska e të armatosur, dy persona grabisin pikën e karburantit

Lapsi.al 21 October 2021
Bulqizë/ Me maska e të armatosur, dy persona grabisin pikën e

Një pikë e shitjes së karburanteve me pakicë është grabitur mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20 e 30 minuta në aksin rrugor Bulqizë - Shupenzë, në pikën e karburantit të shtetasit Q.J.

Burime nga vendi i ngjarjes thanë se dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë brenda ambienteve të karburantit dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë punonjësit të turnit të dytë xhiron e bërë deri në atë orë dhe më pas janë larguar.

Menjëherë është njoftuar policia e Bulqizës e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Fillimisht është marrë në pyetje punonjësi i karburantit dhe më pas blutë janë vënë në ndjekje të autorëve.

Ende nuk dihet shuma të cilën grabitësit kanë arritur të marrin, ndërsa policia po kontrollon në perimetrin përreth nën dyshimin që autorët të jenë të zonës.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI