Flash

Mbahet sot në Bruksel takimi i parë i grupit punues për targa mes Kosovës dhe Serbisë

Lapsi.al 21 October 2021
Mbahet sot në Bruksel takimi i parë i grupit punues për targa mes

Në Bruksel ka filluar sot takimi i parë i grupit punues për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këtë e ka konfirmuar përmes një prononcimi edhe i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, duke thënë se pret që në një periudhë prej gjashtë muajsh të ketë një propozim konkret.

“Sot në mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve për takimin e parë të grupeve punuese për targat, siç ishim pajtuar më 30 shtator. Grupi i kryesuar nga këshilltarët e mi do të takohet rregullisht. Besoj se ata do të prezantojnë gjetjet konkrete brenda gjashtë muajsh”, ka shkruar Lajçak në njoftimin e tij.

Vendimi për të formuar grupin punues për targat ishte rezultat i takimeve së fundi që ekipet negociuese patën në Bruksel me të dërguarin e Posaçëm për dialog, Lajçak, në kohën kur kishin shpërthyer tensionet për shkak të vendosjes së masave të reciprocitetit. Atëherë u gjet një zgjidhje e përkohshme për të mbuluar me letër ngjitëse pjesët e targave ku janë simbolet shtetërore dhe që kjo të vlejë për të dyja vendet.

Kosova tërhoqi pastaj njësitë speciale të policisë nga pikat e kalimeve kufitare, ndërsa serbët hoqën bllokadat nga rrugët. Por, pas kësaj ishte thënë se ajo është vetëm një zgjidhje e përkohshme dhe ndërkohë grupet punuese të palëve, me ndihmën e ekspertëve të BE-së, do të takohen për të gjetur një zgjidhje të përhershme.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI