Flash

Pfizer nuk ndalet/ Shtëpia e Bardhë bindet që të lejojë aplikimin e vaksinës tek fëmijët 5 deri në 11 vjeç

Lapsi.al 20 October 2021
Pfizer nuk ndalet/ Shtëpia e Bardhë bindet që të lejojë

Sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, së shpejti fëmijë të grupmoshave 5 deri në 11-vjeç do të marrin një vaksinë kundër Covid-19.

Këtë vaksinë fëmijët mund ta marrin tek mjekut, në farmaci ose ndoshta në ambientet e shkollave.

Ky njoftim vjen pasi vaksina Pfizer pritet që të autorizohet për përdorimin tek fëmijët më të vegjël brenda javës, shkruajnë mediat e huaja.

Lexo më tej: Raporti i Public Citizen/ Pfizer ushtron presion dhe bullizon qeveritë në të gjithë botën për përfitime personale 

Ndërsa gjatë dy javëve të ardhshme pritet që rregullatorët federalë të takohen për të vlerësuar përfitimet e dhënies së vaksinave tek fëmijët.

Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Covid, Jeff Zients tha se është duke u përfunduar plani për planifikimin operacional që të sigurohet vaksinimi tek grupmosha 5 dhe 11-vjeç.

“Ne jemi duke përfunduar planifikimin operacional për të siguruar që vaksinimet për fëmijë të moshës 5 deri në 11-vjeç të jenë në dispozicion”, ka thënë më tej ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI