Flash

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut thirrje Turqisë: Ndryshoni ligjin për ofendim të presidentit

Lapsi.al 19 October 2021
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut thirrje Turqisë:

Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut, i ka bërë thirrje Turqisë që të ndryshojë ligjin për ofendim të presidentit, nën të cilin janë gjykuar mijëra persona. Sipas kësaj Gjykate, ndëshkimi nën këtë ligj përbën shkelje të së drejtës për liri të shprehjes. Vedat Sorli është dënuar me 11 muaj burgim më 2017, për shkak të një karikature të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilën e ka shpërndarë në Facebook, bashkë me komente tjera satirike dhe kritike.

Gjykata ka thënë se nuk ka pasur arsyetim për ndalimin e tij apo sanksionimin penal. “Një sanksion i tillë ka pasur ndikim në gatishmërinë e një personi për të shprehur pikëpamjet e tij në çështje të interesit publik”, është thënë në vendim. Mijëra persona janë dënuar për ofendim të Erdoganit, prej kur ai ka kaluar nga zyra e kryeministrit, në atë të presidentit. Prej vitit 2014, kur ai është bërë president, kanë nisur mbi 160,000 hetime për ofendime kundër Erdoganit, dhe mbi 12,000 persona janë dënuar.

Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut, ka thënë se ligji për ofendim të presidentit, i ofron kreut të shtetit një status të privilegjuar rreth informacionit dhe opinionit për të. Ajo ka thënë se ligji duhet të ndryshohet për t’u siguruar që njerëzit të jenë të lirë për të folur hapur rreth ideve të tyre.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI