Flash

Erdogan nga Afrika: Fati i botës nuk lihet në mëshirën e disa vendeve

Lapsi.al 19 October 2021
Erdogan nga Afrika: Fati i botës nuk lihet në mëshirën e

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po zhvillon një vizitë zyrtare në vendet afrikane në përpjekje për të marrëdhëniet në bazë të bashkëpunimit të barabartë, të dobishëm për të dyja palët dhe në kontekstin e respektit reciprok.

Erdogan në ndalesën e tij të parë në Angola, ka deklaruar se në Turqi rëndësi dhe vlerë e madhe I jepet marrëdhënies së ngushtë me kontinentin afrikan.

“Ne duam t’i promovojmë këto marrëdhënie në bazë të bashkëpunimit të barabartë, të dobishëm për të dyja palët, në kontekstin e respektit reciprok,” ka thënë ai.

Ndërkohë në fjalimin që ai mbajti në parlamentin e Angolas është shprehur se fati i njerëzimit nuk mund dhe nuk duhet të lihet në mëshirën e një grushti vendesh që fituan Luftën e Dytë Botërore.

“Injorimi i thirrjeve për ndryshim është i padrejtë për Afrikën,”  është shprehur ai.

Pas Angolës, presidenti turk pritet të vazhdojë turneun e tij afrikan në Togo dhe më pas në Nigeri.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI