Flash

Covid-19/ Anthony Fauci: Mosvaksinimi provokon rrezikun e valës së pestë

Lapsi.al 18 October 2021
Covid-19/ Anthony Fauci: Mosvaksinimi provokon rrezikun e valës së

Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan Joe Biden deklaroi se amerikanët e pavaksinuar përbëjnë një kërcënim për një valë të pastë të pandeminë COVID-19 në SHBA, shkruan faqja e internetit thehill.com.

“Problemi është se ne kemi ende rreth 66 milionë persona që mund të vaksinohen dhe ende nuk e kanë bërë. Shkalla në të cilën ne vazhdojmë të zbresim në atë pjerrësi, do të varet nga vaksininimi i sa më shumë njerëzve”, shtoi Fauci për prezantuesin e "Fox News Sunday", Chris Wallace.

“Nëse nuk veprojmë, ekziston gjithmonë rreziku që të ketë viruse të mjaftueshme në qarkullim për të qenë në gjendje të ndalojnë zvogëlimin e numrit të rasteve, pra ekziston rreziku i rilindjes së virusit’’, theksoi Fauci.

Ai shpjegoi megjithatë se ‘’një ringjallje e një vale tjetër të rasteve COVID-19 ishte e parandalueshme’’, duke thënë se ‘’sa më shumë njerëz të vaksinohen, aq më pak të ngjarë të ketë një valë tjetër në këtë dimër’’.

Sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), 77 për qind e amerikanëve 12 vjeç e lart janë vaksinuar të paktën pjesërisht, ndërsa 67 për qind janë plotësisht të vaksinuar.

Presidenti Biden publikoi përparimin që SHBA kanë bërë javët e fundit, duke vënë në dukje se shtrimet në spitale kanë rënë me 38% dhe rastet e COVID-19 kanë rënë me 47%, në gjashtë javët e fundit.

Sidoqoftë, ai paralajmëroi se vendi ishte në një “periudhë kritike” dhe u bëri thirrje atyre që nuk janë vaksinuar ta kryejnë atë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI