Flash

"Ai qenef, ti pllakë majolike" Rama kunja me Bashën për Foltoren e Berishës

Lapsi.al 14 October 2021
"Ai qenef, ti pllakë majolike" Rama kunja me Bashën për

Ndërsa ngacmoi me kunja Lulzim Bashën në parlament, kryeministri Rama e këshilloi atë disa herë për të mos qenë si Sali Berisha. "Ai është qenef, ti je pllakë majolike" tha Rama ndërsa i mëshoi konfliktit brenda në PD, duke i thënë disa herë Lulzim Bashës se "je në hall të madh dhe nuk e fsheh dot". Fjalimin e mbylli me kunjat për Bashën, duke e këshilluar t'i qëndrojë larg imitimit të Berishës dhe duke i thënë se gjithnjë e ka konsideruar mik Lulzim Bashën.

"Ji në lartësinë e flokëve të lyera me kujdes! Ji në lartësinë e kostumit të qepur me kujdes! Ji në lartësinë e hallit, sepse përgjithësisht ke treguar se i fsheh mirë ato që mendon, por nuk mund të bëhesh ti goja më e shthurur e këtij parlamenti. Për mua që të kam konsideruar dhe të konsideroj mik, është fyese" tha Rama.

"Mirëmëngjes nga unë s'ke për të dëgjuar ndonjëherë, je armiku im dhe gjithnjë kur më sheh të kujtohet ora e rërës" u shpreh Basha në përgjigjen e tij.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI