Flash

"Satelitë në hapësirë Albania one, Albania two”, Rama zbulon planet delirante në mandatin e tretë

Lapsi.al 14 October 2021
"Satelitë në hapësirë Albania one, Albania two”,

Kryeministri Rama njoftoi se së shpejti Shqipëria do të çojë satelitë në hapësirë. Nuk dihet pse, si dhe kur por deklarata e Ramës u bë në parlament, si përgjigje ndaj Bashës, që i kujtoi blerjen e dronave në Turqi. Në këtë moment Rama zbuloi planin e Shqipëisë për të çuar satelitë në hapësirë. Nuk dihet nëse kjo do të ndodhë, para, gjatë apo pas krizës energjitike, që për momentin ka vënë në vështirësi financat e shtetit shqiptar, por ajo që dihet është se satelitët do të quhen "Albania one" dhe Albania Two". Deklarata e kryeministrit shkaktoi të qeshura tek deputetët e opozitës.

"Prisni prisni! Qeshni, qeshni! Jo vetëm drona por do të çojmë edhe satelitë në hapësirë. Po, po, satelitë. “Albania one”, “Albania two” do t’i cojmë edhe ato se për ne ky vend nuk është “Tokë e xanun” dhe nuk është “7 mrekulli solli bota dhe mrekullinë e 8 e bëtë ju”. Se ju jeni të vetmit që keni bërë një qytet pa leje. Sigurisht na keni lënë një situatë që kërkon durim, por ne shohim shumë larg, jo drone por edhe satelitë do të çojmë në hapësirë" tha Rama.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI