Flash

Rama-Bashës: Mos imito atë të Foltores, se dukesh si i Qajtores!

Lapsi.al 14 October 2021
Rama-Bashës: Mos imito atë të Foltores, se dukesh si i Qajtores!

Kryeministri Rama ka përdorur çarjen në PD për të hedhur kunja ndaj Lulzim Bashës në parlament, duke e këshilluar të mos imitojë Berishën. Shkak është bërë një konflikt i Bashës me deputetët e PS-së në nisje të seancës parlamentare.

"Mos imito atë të Foltores, se gjithmonë origjinali është më i besueshëm se kopja", tha Rama duke iu drejtuar Bashës, ndërsa vazhdoi: "Një shprehje keqardhje për atë logorenë në vend të mirëmëngjesit pas ardhjes i fundit këtu zoti Lulëzim dhe ta kam thënë disa herë publikisht por edhe personalisht, mos imito atë të foltores sepse origjinali është gjithmonë më i besueshëm se kopja dhe sa më shumë klith si ai i Foltores aq më shumë dukesh personazhi i Qajtores.

Dhe një burrë që vë kujën me fjalë të cilat si prind padiskutim u thua përditë fëmijëve të tu se nuk përdoren asnjëherë dhe e bën këtë në mes të 139 burrave e grave të tjerë e në sy të kushedi sa të tjerëve që na ndjekin është një burrë në pikë të hallit.

Megjithatë hallin që ke sado ta qajmë nuk ta zgjidhim dot".

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI