Flash

Gafa/ Shqipëria nuk e njeh Kosovën si Republikë në vendimet e saj

Lapsi.al 13 October 2021
Gafa/ Shqipëria nuk e njeh Kosovën si Republikë në vendimet

Këshilli i Ministrave ka publikuar më datë 29 shtator vendimet e radhës të marra në mbledhjen e Qeverisë. Një ndër to lidhej me Kosovën, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020.

Por në këtë vendim Kosova nuk identifikohet me termin e saktë zyrtar “Republika e Kosovës”, por vetëm me emrin. Nuk dihet nëse është një lapsus nga shpejtësia, apo një gafë e rëndë diplomatike e bërë nga autoritetet përgjegjëse për publikimin e këtyre vendimeve në Shqipëri.

“Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2020, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, - thuhet ndër të tjera në vendim.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI